Polonia ndërpret marrëveshjen 30-vjeçare me Rusinë për furnizim me gaz: Nuk është një partner i besueshëm

    Polonia ka përfunduar një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja polake e Klimës, Anna Moskwa.

    “Polonia nuk e vazhdon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal (tubacion). Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë e qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus”, shkroi Moskwa në Twitter, përcjell CNN të hënën.

    Ajo shtoi se Polonia e ka ditur gjithmonë se Gazpromi nuk është partner i besueshëm.

    Marrëveshja 30-vjeçare ka përfshirë furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me transitin e gazit përmes Polonisë.

    Përveç këtij vendi, edhe Lituania ka ndërmarrë hapa lidhur me furnizimin me gazin rus.

    Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë, duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror.

    Kjo ndodhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë, pasi ky vend aplikoi për anëtarësim në NATO.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania “shpëton” ShBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!

    Lajmi i rradhës

    Kreu i shtetit (të tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë