Portugalia shpreson që pas zgjedhjeve në Bullgari do të gjendet zgjidhje për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

    Sekretarja e shtetit për Çështjet evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakariash shprehu shpresë se zgjedhjet parlamentare në Bullgari më 11 korrik do të zgjidhin veton e Bullgarisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE në Maqedoninë e Veriut. Ajo pret që Sllovenia, si një vend në rajon, i cili merr presidencën e radhës të BE në 1 korrik, do të bëj përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

    Zakariash në një deklaratë për Radion kombëtare bullgare, tha se pozicioni Bullgar duhet të respektohet dhe mosmarrëveshjet nuk duhet të futen në BE, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

    “Ky është një debat shumë i vështirë, veçanërisht për Bullgarinë, ka të bëjë me historinë, identitetin kulturor të të dy vendeve, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm. Ata aktualisht janë duke punuar në një udhërrëfyes që duhet t’i ndihmojë ata në bashkëpunim dhe Bullgaria ka garanci se kur Maqedonia e Veriut të bashkohet me BE, gjërat do të shkojnë normalisht”, deklaroi Zakariash.

    Sipas saj, Maqedonia e Veriut kaloi nëpër negociata të vështira me Greqinë, për shkak të të cilave ndryshoi emrin. Në të njëjtën kohë, problemi midis Sofjes dhe Shkupit është shumë i vështirë sepse lidhet me dimensionet gjuhësore dhe kulturore të të dy vendeve.

    “Më 11 korrik në Bullgari do të ketë zgjedhje dhe mendoj se autoritetet bullgare po presin rezultatet përpara se të vendosin se si të veprojnë”, tha Zakariash për të shtuar se është shumë e rëndësishme që mosmarrëveshjet midis dy vendeve të mos futen në BE dhe që Bullgaria të jetë nën presion për të gjetur një kompromis.

    Zakariash konkludon se duhet të ketë qartësi në disa aspekte dhe shton se duhet më shumë kohë, më shumë kujdes dhe debati duhet të vazhdojë./MIA/

    Lajmi Paraprak

    Këto 5 fruta ndihmojnë në humbjen e peshës

    Lajmi i rradhës

    Kisha Katolike Polake zbulon qindra raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga klerikët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë