Pranohet propozimi për referendum të nismës kundër ligjit të ri për libra

    Foto: AIM

    Dy komisionet kuvendore – për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës e pranuan propozimin e Iniciativës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” të inicohet referendumi që qytetarët të shprehen për Propozimligjin për libra dhe materiale mësimimore në arsimin fillor dhe të mesëm, përcjell Nistori.

    Nisma e qytetarëve “Libra dhe mësim duhet të ketë” dy ditë më parë dorëzoi një iniciativë deri te Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për nënshkrime të referendumit qytetar, me qëllim për të votuar projekt-ligjin për librat digjital dhe materialet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi herën e parë nisma u refuzua për shkak të parregullsive.

    Gjatë ditës së mërkurë, para njësive rajonale të KSHZ-së, iniciatorët mblodhën rreth 300 nënshkrime që janë të mjaftueshme për të dorëzimin propozimin në legjislaturë.

    Përfaqësuesja Dragana Spasevska, deklaroi se ata duan një sqarim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm të vullnetit të qytetarëve për ligjin e propozuar dhe se shpreson që kësaj here iniciativa të jetë në përputhje me Ligjin për Referendum dhe të pranohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxhallarë patriotë në shërbim të atdheut!

    Lajmi i rradhës

    “Tym i bardhë” në Romë, presidentët e Bullgarisë dhe RMV: Gjetëm gjuhën e përbashkët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë