“Tym i bardhë” në Romë, presidentët e Bullgarisë dhe RMV: Gjetëm gjuhën e përbashkët

    Sinjale pozitive janë përcjellë pas takimit në Romë nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Bullgarisë, Rumen Radev sa i përket zgjidhjes se mosmarrëveshjes që po mban peng hapjen e negociatave.

    Mesazhi u përcoll gjatë shënimit të përbashkët të Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, në Romë. Radevit siguroi se Bullgaria po punon për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, që mund t’i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare të bllokimit.

    “Ne duhet t’i zgjidhim çështjet në dyja vendet, jo në Bruksel, jo në Berlin, jo në Paris. Atje në fund do të dokumentojmë. Nuk ka nevojë për ndërmjetësim. Ne jemi të afërt. Nëse përfshihen shtetet evropiane duhet përkthyes. Pse do të na duhej ndërmjetësues?” tha presidenti bullgar.

    Presidenti i RMV, Pendarovski theksoi se dialogu dypalësh për zgjidhjen e kontestit mund të ketë progres vetëm nëse bazohet mbi respekt të ndërsjellë. Ndërsa sipas tij, aktiviteti i sotëm konfirmon faktin se edhe në Ballkan ka politikanë që mund të flasin me gjuhë evropiane për çështjet e hapura.

    “Bashkë me Radevin gjetëm gjuhën e përbashkët për të folur për të ardhmen tonë të përbashkët. Është dinamikë e re në marrëdhëniet tona dypalëshe, që duhet të vazhdojë. Eurokomisioneri për Zgjerim ishte në të dyja vendet. Komunikimi me Evropën është në rrjedhë”, – tha presidenti Pendarovski.

    Presidenti bullgar, Radev hodhi poshtë edhe idenë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në komisionin dypalësh të historisë, duke thënë se nuk ka nevojë për ndërmjetësues dhe se zgjidhja varet nga dialogu konstruktiv mbi dokumentet dhe burimet historike. Ndërkaq, Pendarovski konfirmoi se Sofja nuk i mbylli dyert për propozimin e Portugalisë, i cili mes tjerash parashikon që BE ta monitorojë zbatimin e marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017 dhe zgjidhjen e kontestit përmes Marrëveshjes për Atabilizim-Asociim.

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut u prit në audiencë të veçantë edhe nga Papa Françesku dhe u takua me presidentin italian, Matarela. /Euronews/

    Lajmi Paraprak

    Pranohet propozimi për referendum të nismës kundër ligjit të ri për libra

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi paralajmëron kallëzime penale ndaj kompanive që nuk i kanë kryer pagesat ndaj punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë