Presidenti i Zvicrës: nuk ka paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor pa eurointegrim

    Presidentin zviceran Guy Parmelin po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

    Presidentët zhvilluan një takim tet-a-tet, pas së cilës pasoi një takim plenar i dy delegacioneve, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe.

    “Kushtet që lidhen me shkëmbimet ekonomike do të jenë temë qendrore e kësaj vizite. Në kuadër të takimi që sapo e kishim, nënvizuam rëndësinë e sundimit të ligjit, efikasitetin e institucioneve, stabilitetin dhe parashikueshmërinë. Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon është prioritet i politikës sonë të jashtme dhe jam i lumtur kur shoh që shtetet e këtij rajoni janë bërë më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Integrimi evropian mbetet faktor vendimtar për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Guy Parmelin, president i Zvicrës.

    Ndërsa presidentja Siljanovska-Davkova, e falënderoi presidentin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Maqedonisë, si dhe për donacionet e shumta dhe të vlefshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, forcimi i institucioneve demokratike dhe mbrojtja e burimeve natyrore.

    Presidenti zviceran u takua edhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pasdite me kryeministrin Hristijan Mickoski, në një takim mes biznesmenëve nga Zvicra dhe Maqedonia.

    Lajmi Paraprak

    A do të mbetet Hungaria një strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut?

    Lajmi i rradhës

    Prenga “trondit” botën e boksit: Joshua bëri gabim të rëndë që më zgjodhi mua si kundërshtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë