Prigozhin: Rekrutimi i të burgosurve për luftën në Ukrainë ka reduktuar krimin në Rusi

    Yevgeny Prigozhin, biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin mercenar, Wagner, ka mbrojtur praktikën e grupit të tij për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

    Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi për shtyp i Prigozhnit, ai tha se mbi 5.000 të burgosur janë falur dhe u janë kthyer jetës civile pasi kanë shërbyer për gjashtë muaj në luftë.

    Sipas tij, më pak se 1 për qind e tyre kanë kryer ndonjë krim tjetër në muajin e parë pasi janë kthyer në Rusi. Ai pretendoi se kjo përqindje është shumë më e ulët sesa niveli tipik i recidivizmit.

    “Kemi reduktuar krimin në Rusi”, pretendoi Prigozhin.

    Asnjë nga pretendimet e Prigozhin nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

    Anëtarët e Wagneri-it – me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë – kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.

    Prigozhin muajin e kaluar tha se Wagner më nuk do të rekrutojë të burgosur, ndërkaq Ministria ruse e Mbrojtjes raportohet se ka nisur fushatën e vetë të rekrutimit në burgjet ruse. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale po e shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Kush e konsideron si lider Ali Ahmetin, e ka vendin në BDI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë