Grubi: Kush e konsideron si lider Ali Ahmetin, e ka vendin në BDI

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Tetovë është duke mbajtur mbledhje të këshillit të përgjithshëm, ku si pikë e rendit të ditës është tema për “frontin evropian”. Pjesë e kësaj mbledhje janë edhe anëtarët e “Grupit të zjarrit”.

    Para fillimit të mbledhjes, Artan Grubi, tha se nuk e di nëse do të diskutohet për tema të tjera. I pyetur nga Nistori për mundësinë e tejkalimit të përçarjeve, ai tha se “kush do që e konsideron Ali Ahmetin lider, vendin e ka në BDI”.

    “Unë mendoj që partia është e unifikuar rreth Ali Ahmetit, ai është lideri i vetëm i këtij subjekti por edhe i shqiptarëve në vend, dhe kush e konsideron Ali Ahmetin lider, e ka vendin këtu”, tha Grubi para fillimit të mbledhjes.

    Ai gjithashtu tha se nuk ka deputetë shqiptarë, të cilët do të kërkonin favore në këmbim të integrimit të vendit në BE.

    “Sot pres që të flasim për frontin evropian iniciativë nga Ali Ahmeti. Dhe t’ia zgjasim dorën të gjitha forcave politike në Kuvend për t’iu bashkangjitur kësaj iniciative, sidomos opozitës maqedonase. Pas rrumbullakësimit të të gjitha temave, siç janë stabilizimi i qeverisë, nënshkrimit të marrëveshjes për Korridorin 8, është koha të fokusohemi në ndryshimet kushtetuese”, tha Grubi.

    Ai nga gazetarët u pyet se cila është kënga e tij e preferuar, ndërsa shkurt u përgjigj se kënga e tij e preferuar është “Keq Hyseni”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prigozhin: Rekrutimi i të burgosurve për luftën në Ukrainë ka reduktuar krimin në Rusi

    Lajmi i rradhës

    Lista ‘Srpska’ nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë