PROCESI I BERLINIT | Marrëveshje të “bllokuara” në sirtarët e Parlamentit

    Marrëveshjet që kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës nënshkruan vitin e kaluar në samitin e procesit të Berlinit janë ratifikuar vetëm në dy nga vendet nënshkruese dhe Maqedonia nuk është në mesin e tyre. Bëhet fjalë për marrëveshje për lirinë e lëvizjes me letërnjoftim, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, qëllimi i të cilave është integrimi rajonal dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

    Në momentin kur në Maqedoninë e Veriut, u ngrit çështja e nevojës së importit të punëtorëve të huaj, Qeveria miratoi një kontratat më 14 mars për lehtësimin e këtij procesi. “Projektligji për ratifikimin e tre marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e diplomave dhe certifikatave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, janë dërguar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria. Nga atje shtojnë se këto marrëveshje janë të një rëndësie të veçantë në lidhje me agjendën e reformave në rrugën drejt BE-së, e cila përfshin iniciativat e procesit të Berlinit si procese kohezive.

    Gati pesë muaj pas nënshkrimit të tyre, marrëveshjet janë ratifikuar vetëm në dy vende. Shqipëria ishte e para që ratifikoi të tre marrëveshjet. Të gjitha marrëveshjet janë ratifikuar edhe nga Kosova. Marrëveshjet nuk janë ratifikuar ende në Bosnje dhe Hercegovinë, ku draft-marrëveshja as nuk është shqyrtuar.

    Milorad Dodiç, presidenti i Republika Srpska dhe i Unionit qeverisës të Social Demokratëve të Pavarur, ka vënë në pikëpyetje të gjithë procesin që do të lejojë qytetarët e BeH dhe Kosovës të udhëtojnë pa viza. Më 28 shkurt, ai tha se ministrat nga Këshilli i Ministrave të BeH nuk do të votojnë për marrëveshjen, edhe pse ish-presidenti Zoran Tegeltia, i cili është një kuadër i partisë së Dodik dhe që është nënkryetar dhe ministër i financave, nënshkroi marrëveshjen nëntorin e kaluar.

    Qeveria e Serbisë, nga ana e saj, miratoi ratifikimin e marrëveshjeve dhe përgatiti projektligje, të cilat janë ende në procedurë parlamentare. Në Mal të Zi, Qeveria i ka miratuar marrëveshjet, por ato nuk kanë hyrë ende në procedurë parlamentare. Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelarës gjermane Angela Merkel. Nisma shërben si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis zyrtarëve të të ashtuquajturës gjashtës së Ballkanit Perëndimor, i cili përbëhet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Fokusi i tij është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti mbahej një herë në vit gjatë qeverisjes së Angela Merkel. Herën e fundit samiti në kuadër të procesit të Berlinit është mbajtur në mënyrë hibride, në vitin 2020 për shkak të pandemisë së virusit korona. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Në 15 vitet e fundit, ulet numri i të prekurve nga turbekulozi në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Rezistenca e studentore” ka paralajmëruar protesta nëse nuk u plotësohen të gjitha kërkesat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë