Prodhimi i mjaltit shënon rënie, ndryshimet klimatike po shkatërrojnë bletët

    “Ky vit për bletarët ka qenë një vit mesatar sa i përket prodhimit të mjaltit ndërsa çmimi këtë vit për një kilogram mjaltë shkon nga 650 denarë deri në 1200 denarë”.

    Të parin që takuam në panairin e mjaltit në qendër të Shkupit ishte bletari Pero Dabeski, i cili bletarinë e ka biznes familjar.

    Ai së bashku me katër anëtarë të tjerë të familjes, kujdeset për 400 koshere bletë.

    “Ne jemi katër anëtarë të familjes, unë, gruaja dhe dy djemtë që merremi me bletari dhe ekzistojmë nga kjo punë. Si është që të jetohet nga bletaria tek ne? Shumë e rëndë, sepse kushtet klimatike kanë ndryshuar shumë dhe vitet nuk janë të njëjta siç ishte para 15 apo 20 vitesh, pra nuk është e lehte që të merresh me bletë në këtë kohë tani”, tha Pero Dabeski – Bletar.

    Prodhimi mesatar këtë vit nga bletari Dabeski ka qenë 18 deri në 20 kilogram nga një koshere bletë. Ndërkohë sfidë mbeten stërpikjet me pesticide të cilat çojnë në zhdukjen e bletëve.

    “Çdo vit që vjen kemi më shumë pesticide, insekticide, më shumë trafik e sidomos trafiku ajror, transmetuesit e antenave. Pra çdo lloj ndotje që ndikon në jetën e bletëve. Çdo vit kemi më problemin që numri i familjeve të bletëve ulët ndjeshëm dhe në këtë mënyrë ulët edhe prodhimi i mjaltit i cili është problem i madh sot. Nëse dikur kishim nga 20 deri në 25 kilogram mjaltë mesatarisht sot kemi 6 deri në 8 kilogram që është gjë katastrofalë por nuk kemi zgjidhje tjetër dhe punojmë atë që është”, u shpreh një bletar.

    Sipas blerësve, e rëndësishme është që mjalti të jetë e cilësisë së mirë. Sa i përket çmimit që shkon deri në 1200 denarë, blerësit thonë se më mirë të blejnë mjaltë se sa ilaçe.

    “Blej mjaltë por jo nga këtu, unë kam dike që njoh dhe nga ai blej çdo vit pasi e di që është i pastër, natyral dhe unë çdo muaj blej nga një kavanoz dhe propoilis përdor gjithashtu”, u shpreh një blerëse.

    “Në krahasim me produktet e tjera mendoj se çmimi i mjaltit është mesatar, nuk është as shtrenjtë e as lirë”, theksoi një blerëse tjetër.

    Si për shumë kultura në vendin tonë edhe për shitjen e mjaltit nuk ka plasman të garantuar  ndërsa prodhimi i mjaltit në vendin tonë mund të mbuloje 50 % të kërkesave të qytetarëve, pjesa tjetër është mjaltë i importuar nga jashtë i cili në të shumtën e rasteve nuk i cilësisë së lartë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zbatimi i Shqipes – Minçev i vendosur se komunikimi duhet të jetë vetëm në gjuhën maqedone

    Lajmi i rradhës

    Atëherë dhe tash – Aty ku muri ndante Berlinin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë