Profesorë dhe ekspertë dënojnë ashpër zhvillimet në Këshillin Gjyqësor

    “Horror”, “Turp”, “Paligjshmëri”, “Dramë” e “Puç brenda Këshillit Gjyqësor”, kështu njohësit e çështjeve juridike komentuan situatën e djeshme në Këshill. Ekspertët e fushës thonë se gjyqtarët që në mënyrë të paligjshme shkarkuan kryetaren e Këshillit Gjyqësor, janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione vetëm për të mbrojtur krimin e udhëheqësve partiak.

    “Nuk ka bandë më të madhe se gjyqtarët që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Ata janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione, me të vetmin qëllim që ta mbrojnë krimin e udhëheqësve partiakë. Hajde njerëz, le të ikin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët publikë dhe së pari këta nga këshilli”, deklaroi Mirjana Najçevska, profesoreshë.

    Profesoresha e fakultetit juridik, Ana Pavllovska Daneva e dënon heshtjen pas këtij akti duke theksuar se nëse sot ka ndodhur në gjykatë, nesër njëri nga zëvendëskryeministrat mund të merr fjalën e kryeministrit dhe më pas të udhëheqë me Qeverinë.

    “Sot nënkryetari i Këshillit Gjyqësorë i mori fjalën kryetarit të Këshillit dhe vazhdoi ta udhëheq seancën, pastaj e shkarkoi në kundërshtim me Ligjin dhe rregulloren. Të gjithë heshtin. Nesër mund të ndodh që zv/kryeministri i parë, ose i dytë e i tretë të ja merr fjalën kryeministrit dhe të vazhdojë ta udhëheq Qeverinë. Të gjithë do të heshtin prapë! Edhe atë do ta lëshojnë në ujë. Me rëndësi funksionet e tyre, shumat paushalle dhe honorarët të mbesin të pa prekura”, tha Ana Pavlovska Daneva, profesoreshë.

    Avokatja Suzana Joshevska Anasovska, thotë se këto zhvillime i dhanë një goditje me nokaut drejtësisë.

    “Drama në Këshillin Gjyqësor i jep një goditje me nokaut drejtësisë, e cila tashmë ka rënë në gjunjë. Nëse kryetarja e këtij trupi mund të shkarkohet si të jetë kryetare e këshillit shtëpiak, jashtë çdo procedure, me dhunë e puç brenda trupit, çdo gjyqtar duhet të pyesë veten nëse kjo përbërje duhet të vendosë përgjegjësinë dhe avancimin e tij në karrierë. Dhe si do mbrohej ai si gjyqtar??”, deklaroi Suzana Joshevska Anastasovska- Avokate.

    Në seancën e djeshme të Këshillit Gjyqësorë, nënkryetari Selim Ademii, në prani të kryetares Vesna Dameva, e mori fjalën dhe e hodhi në votim shkarkimin e saj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia e Veriut vonon me digjitalizimin në Arsim”

    Lajmi i rradhës

    Astrit Ismaili u raportua më herët si i zhdukur, por MPB e konfirmon vdekjen e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë