Gjermania pergatit strategji të re për Long-Covid

    Ministri gjerman i Shëndetësisë prezanton planin për pacientët me pasoja afatgjate të koronavirusit.

    Strategjia kunder pasojave afatgjate te Covid-it (long Covid) permban tre elemente: informim, hulumtim, diskutim. Përmes një portali të ri internet (www.bmg-longcovid.de), qeveria gjermane synon të mbajë të informuar me të rejat më të fundit si pacientët ashtu edhe mjekët. “Shumë shpesh mjekët nuk i klasifikojnë simptomat si Long Covid por si psikosomatike”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, gjatë prezantimit të strategjisë të mërkurën, në një konferencë shtypi në Berlin.  Portali është në pesë gjuhë: në gjermanisht, anglisht, turqisht dhe rusisht. 

    Veç kësaj, qeveria gjermane dëshiron të nxisë më shumë kërkime dhe studime në këtë fushë. Ministri i shëndetësisë Lauterbach u ankua në konferencë shtypi që industria farmaceutike deri tani ka bërë shumë pak hulumtime. Megjithatë, fondi i caktuar prej tij për hulumtime në kovidin e gjatë është tkurrur nga 100 milionë euro, qe kishte parashikuar ministri, në 40 milionë euro, për shkak të kursit të kursimit që eshte detyruar te ndjeke qeveria.

    Lauterbach tha se në shtator do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me ekspertë ndërkombëtarë, mjekë dhe pacientë, ku do të flitet për simptomat, pasojat dhe terapitë e mundshme. “Më shqetëson fakti që sukseset e trajtimit deri tani kanë qenë të dobëta”, tha ministri socialdemokrat. Sipas tij numri i të prekurve vazhdon të rritet, sepse edhe infektimet me koronavirusin vazhdojnë. 

    Një në dhjetë vetë me kovid të gjatë?

    Sipas vlerësimeve, një në dhjetë pacientë të infektuar me korona shfaqin simptoma të Covidit të gjatë (Long Covid). Mendohet se në Gjermani janë të prekur deri në 2,5 milionë njerëz. Në disa raste, Long Covid zhvillohet edhe pas vaksinimit.  Ka raste që ai shfaqet edhe në formën e sëmundjes neuroimunologjike ME/CFS, që është sindroma e lodhjes kronike, e cila në Gjermani ka prekur rreth 500 000 vetë. Pacientët me këtë sindromë lodhen edhe nga lëvizja me e vogël, si për shembull, larja e dhëmbëve, ose ndryshimi i pozicionit te fjetjes, shumë syresh nuk dalin as nga shtëpia. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Fazë e portokalltë në RMV, rekomandohet lirimi nga puna i kategorive të rrezikuara

    Lajmi i rradhës

    Pëllumb Vela dorëhiqet edhe nga Aleanca për Shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë