Profesori Agron Alili, i afërt me pushtetin, është avancuar kundërligjshëm në UT

    Sipas Forumit për Ndryshime në Arsim, Inspektorati i Arsimit ka konfirmuar se profesori Agron Alili, i afërt me pushtetin, është avancuar kundërligjshëm në Universitetin e Tetovës, përcjell Nistori.

    Agron Alili, i angazhuar si profesor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore është avancuar me titullin docent duke shkelur një sërë nenesh të Ligjit për Arsim të Lartë.

    “FNA-ja i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të reagojë menjëherë, pasi njoftimin për këtë e ka pranuar tash një muaj ndërsa është e obliguar të veprojë në bazë të nenit 208 të Ligjit për Arsim të Lartë dhe të iniciojë procedurë kundërvajtëse kundër krimit të organizuar akademik që ka mundësuar një gjë të tillë, siç janë anëtarët e Komisionit Recenzues dhe Agron Alilit”, thotë FNA.

    Ndër të tjera, Forumi për Ndryshime në Arsim ka siguruar dokumentin e Inspektoratit të Arsimit në të cilin konfirmohen denoncimet tona se profesori Agron Alili nuk i ka plotësuar kushtet për t’u avancuar në titullin mësimor-shkencor docent për këto arsye, citojmë:

    • “Në ciklin e parë të studimeve nuk ka arritur mesataren e nevojshme prej më së paku 8,00 (tetë), ka përfunduar me mesataren 6,70”
    • “Nuk e ka gradën doktor shkencash nga fusha shkencore për të cilën është përzgjedhur sipas kualifikimit ndërkombëtar, përkatësisht nuk ka doktoruar në fushën shkencore të shkencave matematiko-natyrore”

    FNA-ja do vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme për t’i denoncuar dhe dënuar avancimet e kundërligjshme, vetëm në këtë formë Universiteti i Tetovës dhe jo vetëm do të pastrohet nga profesorë që nuk e kanë vendin aty dhe krimi i organizuar akademik.

    Agron Alili është i afërt me pushtetin, ai për më shumë se 5 vite ka qenë drejtor shkolle në Gostivar, i emëruar nga Nevzat Bejta ndërsa pas ndërrimit të pushtetit lokal në Gostivar, strehë kërkoi dhe ju dha në Universitetin e Tetovës. FNA-ja gjithashtu gjeti dokumente që vërtetojnë se Agron Alili mes tjerash është edhe donator i partisë në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim ndërsa afërsinë e tij me këtë parti politike, nuk e fsheh as ai vetë përmes postimeve në rrjetet-sociale.

    Bindjet politike janë personale derisa nuk prekin interesin publik. Heshtja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përkundër denoncimit të FNA-së dhe vendimit të Inspektoratit të Arsimit ngre dyshime se i gjithë ky krim i organizuar akademik është kryer me ndihmë të pushtetit, të cilët kanë ndihmuar si me veprim, ashtu edhe duke mos vepruar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse kemi krizë të demokracisë?

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Komunizmi nuk ka vdekur, atë e mbajnë të gjallë Ali Ahmeti dhe Taravari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë