Prokuroria: Ish-ministri Mile Janakieski të shkojë në burg për rastin “Toplik”

    Rasti “Toplik” është para aktgjykimit. Prokurori Burim Rustemi, kërkoi dënime me burg për të akuzuarit, ndër të cilët edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

    Sipas Rustemit, provat flasin për një marrëveshje të drejtpërdrejtë mes të pandehurve për shitjen e tokës shtetërore një kompanie për ndërtimin e Qytetit të Diellit, në komunën e Sopishtes, dhe kështu buxheti është dëmtuar për një milion euro.

    “Shkalla e përgjegjësisë penale, fakti që në vazhdimësi po tentojnë të shmangin plotësisht përgjegjësinë penale, dhe në këtë mënyrë të përballen me pasojat e krimit që kanë kryer, duke mos shprehur keqardhje dhe pendim për veprën e kryer, dhe mendoj se në rastin konkret, justifikim i vetëm është shqiptimi i dënimit efektiv me burgim”, tha Burim Rustemi, prokuror.

    Mbrojtja mendon se nuk duhen shqiptuar dënime me burg. Në fjalën e tij përmbyllëse, avokati Donçe Nakov iu referua statusit të prokurorit Burim Rustemi. Sipas tij, ai nuk është prokuror i autorizuar për rastin, sepse tani është prokuror i lartë publik.

    “Nuk ka autorizim për përfaqësim të ligjshëm e as të deleguar, dhe më së paku me vendim të posaçëm të miratuar ose të dorëzuara te ai”, u shpreh Donçe Nakov, avokat.

    I pandehuri i parë Mile Janakieski, së bashku me pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Akand Publik, akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Afër një shkolle në Strugë po ndërtohet fabrikë për përpunim të marihuanës

    Lajmi i rradhës

    Sa do të rritet pensioni në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë