Prokuroria pret epilogun përfundimtar gjyqësor për banesën e Verushevskit

    Përvetësimi i apartamentit shtetëror si pronë private nga ana e ish drejtorit të DSK-së dhe këshilltarit aktual të kryeministrit për siguri kombëtare, Zoran Verushevski është denoncuar edhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe Komisionin për parandalimin e korrupsionit. Nga organi i akuzës thonë shkurt se janë ndërmarr hapa konkrete dhe po pritet epilogu përfundimtar gjyqësor.

    “Sipas informacioneve që posedojmë dhe procesverbaleve nga veprimet e ndërmarra në gjykatën e shkallës së parë civile është siguruar informacioni se njëra nga lëndët është në procedurë ankese në gjykatën e shkallës së dytë, ndërsa për lëndën e dytë gjatë kohës kur kemi kërkuar informacion në Gjykatën Administrative ka pasur procedurë në rrjedhë e sipër. Pas vendimeve të plotfuqishme nga gjykatat në fjalë, prokurori përkatës do të ndërmerr veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

    Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit thonë se më 5 maj të këtij viti në seancën e mbajtur është vendosur që kallëzimi ndaj Verushevskit të hidhet poshtë si e pabazë.

    Televizioni Alsat ditë më parë publikoi ekskluzivisht vendimin e Gjykatës Civile përmes të cilit Verushevski ka marrë në pronësi apartamentin shtetëror 18 vite pasi kishte deklaruar se heq dorë nga i njëjti. Sipas vendimit të gjykatës, apartamenti prej 47 metra katror i është rikthyer Verushevskit me arsyetimin se i njëjti ka investuar në të, ndërsa referuar aktvendimit shteti obligohet t’i mbulon të gjitha harxhimet juridike të ish kreut të spiunazhit, Zoran Verushevski.

    Banesa që ish kreut të DSK-së i kishte takuar sipas detyrës zyrtare ndonëse në Kadastër ka figuruar si pronë e shtetit, juridikisht pronësia e sajë është mbajtur peng nga Verushevski dhe i njëjti vetëm përmes kërkesës për tërheqjen e deklaratës për heqje dorë nga apartamenti ka arritur ta përvetëson atë 18 vite pas funksionit në MPB. Për këtë veprim të Verushevskit dhe vendimin e gjykatës është njoftuar edhe Qeveria por deri sot nuk ka ndërmarrë asgjë. Palët aktualisht ndodhen në procedurë ankimimi në Gjykatën e Apelit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi vitizon komunën e Zhelinës, së shpejti me Qendër Kulturore Rinore

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Me këtë politikë çmimesh, bujqit detyrohen ta braktisin profesionin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë