Bytyqi vitizon komunën e Zhelinës, së shpejti me Qendër Kulturore Rinore

    Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot vizitoi komunën e Zhelinës dhe njoftoi Qendrën Kulturore Rinore në këtë komunë, projekt i realizuar nëpërmjet programit TAV, përcjell Nistori.

    “Qendra Kulturore Rinore u realizua përmes programit TAV, përmes të cilit realizohen projekte infrastrukturore në të gjitha komunat e vendit. Jemi duke realizuar mbi 80 projekte me vlerë prej 50 milionë euro në të gjithë vendin, është e rëndësishme që këto janë projekte të aplikuara nga vetë komunat, që do të thotë se janë kërkesat dhe prioritetet e tyre që i kanë perceptuar për bashkëqytetarët e tyre. Qendra Kulturore Rinore në Zhelinë, sipas projektit dhe zotimit të Qeverisë, ka përfunduar ashtu siç është paraparë në kontratën e nënshkruar me komunën e Zhelinës, sepse punimet ndërtimore kanë përfunduar sipas buxhetit të parashikuar prej rreth 300 mijë euro, deri në fasadën e jashtme të objektit.

    Sipas Bytyqit, ajo që i mbetet komunës si obligim është vendosja e interierit, pas së cilës banorët e Zhelinës, të rinjtë, do të marrin hapësirën e tyre, për t’u shërbyer të gjithëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ballkani evropian” në vend të “Ballkani i ballkanasve”

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria pret epilogun përfundimtar gjyqësor për banesën e Verushevskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë