Prona në rastin “Perandoria” vazhdon të mbetet e ngrirë

    Këshilli Penal i hodhi poshtë ankesat e personave juridikë “Divelop grup SHPK Shkup” dhe “Best Vej Investment” për ngrirje të pronës në rastin “Perandoria”.

    “Janë marrë vendime me të cilat ankesat refuzohen si të pabaza, kurse vendimet nga procedura paraprake po konfirmohen në tërësi”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

    Javën e kaluar Gjykata duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë shqiptoi masat: konfiskim i pronës për shkak të dyshimit se rrjedh nga vepër penale, si dhe ndalesë ndaj personave juridikë për disponim dhe tjetërsim të pronës e cila konfiskohet në favor të shtetit.

    Lajmi Paraprak

    Nesër në UEJL do të organizohet “Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale”

    Lajmi i rradhës

    “Parcelat në Vodno”, Gruevski dënohet me shtatë vite burgim, Mijallkov me një vit e tre muaj ndërsa Kamçevi me një vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë