Pronarët e restoranteve: Masat lehtësuese kundër virusit Covid-19 sa për sy e faqe

    Gazetar
    Emir Hamzai

    Pas lehtësimit të masave kundër virusit Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, kanë shprehur pakënaqësi pronarët e lokaleve të dasmave, duke theksuar se bizneset e në veçanti sektori i hotelerisë po përballet me vështirësi, të cilat zor se mund t’i përballojë me protokollin që i është caktuar.

    Anëtari i OHT (Oda e Hotelerisë dhe Turizmit) pranë LOE (Lidhja e Odave Ekonomike) dhe njëherit pronar i lokalit Ragusa360°, Perica Golemeiq thotë se më në fund lokalet do të mund të punojnë. Ai për Nistori prononcohet thotë se duhet të hiqet edhe ndalesa për punë në hapësira të mbyllura, me qëllim që lokalet të punojnë më shumë për të mbuluar shpenzimet.

    “Ne jemi të kënaqur me lehtësimin e masave dhe më në fund mund të punojmë pas 15 muaj pandemi. Ne presim që edhe ora policore të hiqet dhe të na lejohet të punojmë me 50% të kapacitetit, sepse vetëm me 100 të ftuar nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë likuiditet në punë. Presim që sa më shpejtë të hiqet edhe ndalesa për punë në hapësirat e mbyllura, sepse bëhet fjalë për kapacitete të mëdha, me konduksioner të përshtatshëm dhe në të njëjtat vende mund të respektohen protokollet kundër virusit Covid-19”, thotë Golomeiq.

    Përfaqësuesi i restoranteve Ahengu&Sopi, Lulzim Hasani ka radhitur një sërë pakënaqësish rreth masave lehtësuese, pasi ka pritur që sektori i hotelierisë të trajtohet më seriozisht, duke pasur parasysh humbjen financiare, por edhe sociale.

    “Masat lehtësuese për sektorin gastronomisë janë sa për sy e faqe. Problemet e mëdha që i ka sektori i hotelierisë dhe turizmit, nuk mund të tejkalohen me masa të kësaj natyre. Janë shumë konfuze, të përgjithësuara, të pamjaftueshme në aspekt financiar dhe në një farë mënyre diskriminuese. Nuk pajtohemi me mënyrën e aplikimit në kohë dhe në vëllim, të pamjaftueshme për mbulimin e humbjeve që kemi, si në aspektin financiar të bizneseve tona, ashtu edhe në aspektin social që lidhet me të punësuarit në ndërmarrjet tona”, shprehet Hasani.

    Edhe pse Qeveria gjatë periudhës së pandemisë ka miratuar pako ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, në vlerë prej më shumë se një miliard euro, nuk ka mjaftuar sepse mijëra persona kanë humbur vendet e punës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sanksionohen tre autobusë në rrugën Gostivar-Kërçovë, autobusi ishte i stërngarkuar me udhëtarë

    Lajmi i rradhës

    Plani misterioz që alarmon liderët e Ballkanit: Ndryshimi i kufijve do të thotë hapja e kutisë së Pandorës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë