PROPOZIMI FRANCEZ | Mickoski: Të gjithë duhet të jenë syçelë, po përgatitet asimilimi

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për media sonte tha se nëse propozimi francez është i mirë, Qeveria duhet menjëherë ta publikojë në ueb-faqe, përcjell Nistori.

    Ai thotë se Maqedonia po negocion nën diktat bullgar. Ai thotë se në propozimin e ri janë ndryshuar vetëm dy fjalë.

    “Është gënjeshtër për Qeverinë se nuk kanë qenë të njohur me propozimin, është gënjeshtër që tash e paraqesin si sukses të madh dhe ne nuk e kemi parë dhe lexuar”, tha Mickoski.

    Ai thotë se nëse më parë kishim nokaut në diplomacinë vendore, tani kemi nokaut me efekt të zgjatur. Mickoski thotë se nuk duhet të gënjejmë, ky është debakël. Ai pyet nëse duhet t’u besojmë njerëzve që kanë gënjyer shumë herë më parë. Ai tha se propozimi që ka ardhur është i papranueshëm për ta. Mickoski thotë se nëse duan të mos ketë spekulime, propozimin duhet ta shpallin menjëherë, sonte.

    “Të gjithë duhet të jenë syçel, po përgatitet asimilimi”, tha Mickoski.

    Ai thotë se nuk duhet të kapitullojmë diplomatikisht dhe të mos arrijmë anëtarësimin në BE për 50 vitet e ardhshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Kërkojmë durim, propozimi i ri francez do të prezantohet siç duhet

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimi midis humbjes së peshës dhe humbjes së yndyrës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë