Protestuesit e dhunshëm serbë ia thyejnë krahun gazetarit të Kosovës – sulmohen edhe ekipe tjera të medias

    Protestat në Leposaviq kanë eskaluar këtë të premte, pasi persona të maskuar kanë sulmuar ekipet e mediave të Kosovës.

    Protestuesit serbë ia kanë thyer krahun gazetarit të Arbresh.info, ka bërë të ditur ky medium.

    Sipas këtij mediumi, gazetari është sulmuar me shok-bombë e me gurë, ku edhe ka pësuar lëndime në krahun e majtë.

    Salihu thuhet se ka pranuar tretman mjekësor në Mitrovicë.

    Ndryshe ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV janë sulmuar nga persona të maskuar në komunën e Leposaviqit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se kameramani Bardh Bekteshi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

    Po ashtu, Asociacioni ka bërë të ditur se lëndime ka marrë edhe kolegu nga Tëvë1, Albin Rrahmani.

    Redaksia e ka njoftuar AGK-në se Rrahmani ka marrë lëndime në këmbë, teksa fatmirësisht pjesa tjetër e ekipit të këtij mediumi, kanë shpëtuar pa u sulmuar. 

    Lajmi Paraprak

    Prej vitesh helmohen një pjesë e banorëve në Likovë, shkak deponitë ilegale

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë që vjen nga VMRO-DPMNE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë