Grubi: Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë që vjen nga VMRO-DPMNE

    Zv. kryeministri Artan Grubi në Forumin e Dialogut në Prespë tha se janë të gatshëm të plotësojnë çfarëdo kërkese nga opozita që të realizohen ndryshimet kushtetuese.

    Grubi tha se janë të sigurt që vendimet që e çojnë vendin drejt BE-së do të dyfishojnë votat e BDI-së.

    “VMRO-DPMNE-ja na kërkoi që ta lëshojmë Qeverinë në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, derisa Mickoski ishte duke folur në konferencë për shtyp , ne u përgjigjëm menjëherë.

    Ai nuk e dinte se kishim përgjigje, derisa po fliste. Kaluam një hap tutje, deklaruam se heqim dorë nga kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit, që është një marrëveshje koalicioni.

    Tani themi që po shfuqizojmë qeverinë teknike, gjithçka që keni nevojë, vetëm votoni. Sepse për ne zgjedhim BE-në, mes qeverisë dhe BE-së, ne zgjedhim BE-në. Jemi të bindur se kjo do të na bjerë dyfishin e votave në zgjedhjet e ardhshme”, tha Grubi.

    Lajmi Paraprak

    Protestuesit e dhunshëm serbë ia thyejnë krahun gazetarit të Kosovës – sulmohen edhe ekipe tjera të medias

    Lajmi i rradhës

    Aliu: Po punohet në themelimin e agjencisë digjitale, e cila do të përqendrohet në sigurinë kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë