Shkollat e mesme të Tetovës shpalosën para filloristëve ofertat e tyre për vitin shkollor 2025-2026. Ndër më të pëlqyerat vazhdojnë edhe më tej të mbeten Gjimnazi i Tetovës por edhe shkolla e mesme e mjekësisë, ndërsa nuk mungonte interesimi edhe për shkollat e mesme profesionale
“Teknik dhëmbësh dua, e kam qejf këtë drejtim. Profesion që s humbet kurrë”, tha një nxënës.
“Ekonomi dua. Më mirë është do kemi më shumë punë”, u shpreh një tjetër nxënës.
“Në bujqësore, sepse mendoj se ka më shumë drejtime dhe zgjedh çka të duash. Elektroteknik unë për programim”, theksoi një nxënës.
Drejtuesit e Shkollave thonë se çdo vit angazhohen për përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa nxënësve tu ofrojnë laboratorë më të përsosur.
“Shkolla jonë sivjet pranon 714 nxënës në 21 paralele, nga të cilat 14 janë me mësim në gjuhën shqipe, gjashtë janë në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke. Duke marrë parasysh tregun e punës, shkolla jonë mbetet nga më të kërkuarat dhe drejtimi për motër medicinale është ai që, që në afatin e parë pranon dhe mbushet kërkesa”, deklaroi Malësore Ramadani, Drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.
“Shohim që interesimi i nxënësve është shumë i madh. Sot ofertën tonë që e shpalosim do e konkretizojnë kur të vjen data. Zakonisht pranojmë 250 nxënës, dhe viteve të fundit na kanë ardhur 150-100 nxënës ndërsa sivjet presim rreth 200 nxënës”, tha Muzafer Livoreka, Drejtor i ShM Tekstile.
Panairin e Shkollave e vizitoi edhe kreu i komunës Bilall Kasami.
“Këtë vit fatmirësisht kemi rritje të numrit të nxënësve që do paraqiten për regjistrim në shollat e mesme. Sipas të dhënave, rreth 2167 nxënës, 1800 me mësim në gjuhën shqipe, 337 me mësim në gjuhën maqedonase dhe 30 me mësim në gjuhën turke. [po ashtu kemi risi edhe në programet që ofrojnë shkollat. Konkretisht ekonomia nga ky vit ka programin e marketingut digjital që besojmë se është risi në drejtim të adaptimit të ofertës me tregun”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Ndryshe, sivjet duhet të fillojë është ndërtimi i dy shkollave të mesme në qytetin e Tetovës, ajo e “7 Marsit” dhe Shkolla e mesme “Tekstile”, ndërsa objekti i dytë i gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” pritet të rinovohet me donacion nga një kompani vendore, me vlerë prej 800.000 euro. /Alsat/