Punësimi i të rinjve / Rritet numri i nxënësve që e kërkojnë profesionin që në shkollë të mesme

    Edhe pse ende nuk kanë përfunduar provimet e klasave të nënta, janë të shumtë prindër e të rinj që i janë drejtuar shkollave profesionale për tu informuar mbi profesionet që kërkon tregu.

    Në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan kanë nisur regjistrimet paraprake ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin të marrin një profesion është gjithnjë e në rritje.

    Bashkëpunimi me bizneset që gjithnjë e më shumë kërkojnë specialistë dhe studimi i mirëfilltë i tregut ka bërë që më shumëse 60 % e të rinjve që mbarojnë shkollën profesionale të punësohen.

    Me një profesion të përftuar që në moshën 17 vjeçare, nuk janë të paktë ata të rinj që vijojnë studimet në universitet në të njëjtin drejtim, apo për një mundësi tjetër.

    Teksa tregu varfërohet për specialistë dhe profesionistë, vëmendja për arsimin profesional po rritet dita ditës. Tashmë jo vetëm prindërit, por edhe vetë të rinjtë janë më të informuar mbi kërkesat e tregut drejt punësimit të sigurt.

    Lajmi Paraprak

    “Goditje e rëndë për imazhin e Putinit”

    Lajmi i rradhës

    Boshatisja e qyteteve shqiptare, sociologët: Do kthehen në gërmadha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë