Pse Fondi Monetar Ndërkombëtar i jep hua RMV-së?

    Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike.

    Kështu u tha në takimin e njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshës Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt gjatë takimeve pranverore në Uashington. Ky është takimi i parë zyrtar i ministrit të Financave të vendit me drejtoreshën e FMN-së gjatë takimeve në dekadën e fundit, çka tregon mbështetjen e këtij institucioni ndërkombëtar për vendin tonë.

    “Këtë javë FMN-ja njoftoi se Georgieva do t’i paraqesë Bordit të FMN-së kërkesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e linjës përkujdesje dhe likuiditetit (PLL). Kjo linjë, siç thuhet në faqen e Fondit, është e dedikuar ekskluzivisht për vendet me ekonomi të shëndoshë dhe politika të shëndosha ekonomike. Vetëm vendet me vlerësime pozitive nga misioni i fundit i FMN-së mund të kualifikohen për të përdorur këtë instrument. Gjithashtu, Fondi vlerëson stabilitetin e politikave ekonomike të praktikuara nga qeveria dhe autoritetet monetare, stabilitetin financiar dhe të dhënat statistikore të publikuara”, informon Ministria e Financave.

    Gjatë takimeve, ministri i Financave vuri në dukje se në fokus të politikës fiskale në periudhën e ardhshme do të jetë mbështetja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë, në përputhje me sfidat e imponuara nga kriza e çmimeve dhe energjetikës.

    “Në afat të mesëm, angazhimi i Qeverisë synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore”, thuhet në kumtesën e MF-së.

    Lajmi Paraprak

    “Ndikimi rus në Ballkan është ende i pranishëm, Dodik dhe Vuçiq janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm”

    Lajmi i rradhës

    A i dëmtojnë të tjerët tiparet toksike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë