Pse kompanitë nuk e japin listën e punëtorëve që punojnë të dielave?!

    Shumica e punëtorëve, që shkonin zakonisht në punë të dielave, dje kishin një ditë pushimi. Të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës, thonë se në shumicën e rasteve është respektuar ligji i ri për të dielën si ditë pushimi.

    Por, problemi më i madh tani janë punëdhënësit, që nuk raportojnë punonjësit që do të vijnë në punë të dielën, dhe që duhet të marrin mëditje më të lartë. Këto janë disa nga veprimtaritë, që kanë të drejtë të punojnë të dielave. Në opinion u shfaq edhe dilema – në cilat veprimtari mund të punojë të dielën vetëm pronari i kompanisë?

    “I jepet e drejta për të punuar me tregti me pakicë, me ushqime, pije dhe duhan. Dhe kjo vetëm tek tregtarët individualë, të punojë vetëm pronari. Pra, dyqanet që janë pa fruta dhe perime dhe të punojë vetëm pronari i dyqanit, dhe i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar një Person”, deklaroi Olivera Llazarevska -Inspektore e lartë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

    Inspektorët edhe dje kanë qenë në terren. Nga kompanitë dhe dyqanet, që u gjetën duke punuar, pothuajse të gjitha kishin leje, përveç një rasti ku inspektorët kanë shqiptuar gjobë. Ai nuk do të lejohet të punojë për pesëmbëdhjetë ditë. Në rast të përsëritjes së gabimit, sanksioni do të dyfishohet, pra do të pasojë 30 ditë ndalim pune. Për sa i përket gjobës, ajo varion nga madhësia e kompanisë, pra nga 200 deri në 1000 euro. Të dielave të drejtë pune kanë Qendrat e Mbyllura Tregtare, Qendrat Tregtare, dhe veprimtaritë e tjera, për të cilat është përcaktuar se nuk mund të ndërpritet procesi i prodhimit, dhe punëtorët duhet të marrin mëditje më të lartë dhe ditë pushimi për atë ditë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Konjanovski: Banorët e Manastirit të raportojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti

    Lajmi i rradhës

    Reagon BDI sepse Taravari citoi Hitlerin | Taravari: Kujt i djeg miza, le ta mbajë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë