Pse Strasburgut i duheshin 5 vjet për të sjell vendim për “faljen e Ivanovit”?

    Ish gjykatësja në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova-Trajkovska, në “360 Gradë” në Alsat sqaroi se pse vendimi për lëndët për faljet e ish-presidentit Gjorge Ivanov, që u dërguan për shqyrtim në vitin 2017, u publikua gjatë ditës së djeshme, përcjell Nistori.

    “Kjo lëndë, edhe kur ka arritur, për shkak të kompleksivitetit dhe rëndësisë, ka ngritur senzibilitetin lidhur me qasjen, dhe Gjykata e ka vendosur tek lëndët të cilat përpunohen në Këshill nga 7 gjykatës. Për këtë është dashur një periudhë me e gjatë kohore që të merret një shqyrtim”, tha Llazarova-Trajkovska. 

    Llazareva-Trajkovska: Dyert në Strasburg nuk janë mbyllur

    Dyert në Strasburg lidhur me vendimin ndaj lëndës për faljet e ish-kreut të shtetit, Gjorge Ivanov, nuk janë mbyllur, por është lënë hapësirë që të shteren të gjitha mjetet e veçanta juridike, kështu u shpreh Mirjana Llazarova-Trajkovska.

    “Nuk janë mbyllur dyert në Strasburg, por është lënë hapësirë që të shteren të gjitha mjetet e veçanta juridike”, shtoi Llazarova-Trajkovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve në Maqedoni nuk është rishikuar

    Lajmi i rradhës

    Projektet e parealizuara dëshmojnë se Maqedonia dështoi në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë