Mediat e mëdha botërore kanë ripublikuar sot pamjet e shpërndara nga Gjysmëhëna e Kuqe, e cila tregon se si gjithsej 15 pjesëtarë të shërbimeve të shpëtimit janë sulmuar në afërsi të Rafah, Gaza. Videoja u gjet në telefonin e njërit prej të vrarëve dhe publikohet rreth dy javë pas ngjarjes, shkruan 360 Gradë, përcjell Nistori.
Në minutën e parë të videos shihen autoambulancat që lëvizin në një kolonë. Është natë dhe ata kanë drita ndezur, duke përfshirë dritat rrotulluese që i identifikojnë qartë si shërbime shpëtimi dhe urgjence. Në një moment vërejnë se një automjet ka dalë nga rruga, ata ndalojnë dhe stafi i ambulancës drejtohet drejt automjetit që ndodhet në rrugë. Në atë moment fillojnë të shtënat me armë zjarri.
Pas ngjarjes, trupat e gjithsej 14 personave nga kolona u gjetën në një varr masiv. Një person është ende në kërkim. Izraeli, deri në këtë pikë, pretendonte se ushtarët reaguan për shkak se disa nga automjetet lëviznin në mënyrë të dyshimtë, pa drita. Që kur ndodhi ngjarja, Izraeli është përballur me gjykim të fortë nga jashtë.
Sulmi ndaj autokolonës, nga i cili tani ka pamje video, është sulmi më i madh ndaj shërbimeve të shpëtimit nga ana e Izraelit. Ngjarja vjen pasi Izraeli rifilloi sulmet në Gaza më 18 mars. Që atëherë, izraelitet kabë bllokuar ndihmat humanitare të destinuara për banorët e Gazës.
Kombet e Bashkuara dhe grupet e tjera të ndihmës e akuzojnë Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke bllokuar ndihmën humanitare për Gazën dhe duke përdorur urinë si armë. /Nistori/