Punëtorët e Prokurorisë të vendosur, duan rritje të pagave për 78%

    Kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21. Duke folur për protestat e sindikatës, thotë se nuk heqin dorë nga kërkesat – rritje të pagave për 78%.

    Ai thotë se deri më tani nuk kanë marrë një ofertë nga Qeveria, por edhe nëse marrin ofertë të ulët, nuk do ta pranojnë.

    “Kolegët e prokurorisë janë të vendosur, të fuqishëm dhe fortë që të shtyjnë sa të munden. Besoni, greva mund të zgjasë me muaj, derisa nuk bëhet diçka më shumë. Kolegët do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, dhe do të mbetemi në grevë”, tha Deanovski.

    Shton se shpreson se pala tjetër do të gjejë fuqi dhe mënyrë se si t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

    Lajmi i rradhës

    Burgjet plot, kriminelët në rrugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë