Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella, kush kujdeset më shumë për qytetarët në kohë krize

    Pushteti dhe opozita sërish me akuza të ndërsjella, për temën se kush kujdeset më shumë për qytetarët në kohë krize. LSDM-ja në pushtet e vlerësoi Qeverinë se në kohë krize globale, kur çmimi dhe kërkesa për prodhime bujqësore janë në nivele të larta, e përkrah bujqësinë vendore. Aplikohet fondi intervenues për bujqësi në vlerë prej 250 milionë denarëve. Mirëpo, VMRO-DPMNE ka reaguar se në buxhetin e këtij viti LSDM nuk ka paraparë para për një fond të tillë intervenues, por është amendament i deputetëve të VMRO-së dhe koalicionit. Me të kërkuan 600 milionë denarë shtesë, por në procedurë më pas qeveria e ndryshoi shumën në 250 milionë.

    “120 milionë denarë janë të destinuara për subvencionimin e furnizimit me plehra për prodhuesit e grurit dhe elbit. Gjithashtu, për shkak të çmimit të lartë të naftës, këtë vit është rregulluar shuma për realizimin e masës “nafta e gjelbër”, e cila është rritur për 13 për qind”, tha Trajan Dimkovski LSDM. 

    Lajmi Paraprak

    Reforma sociale, peng i 47 milionë eurove

    Lajmi i rradhës

    Elektranat shtetërore arsyetohen për parregullsitë e konstatuara në raportin e Revizionit Shtetëror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë