“Pushteti nuk është aspak i interesuar për asnjë reformë në sistemin e drejtësisë”

    Pushteti nuk është aspak i interesuar për asnjë reformë në sistemin e drejtësisë, thonë nga fronti opozitar shqiptar.

    Ata vlerësojnë se Ahmeti me deklaratën e fundit në mbështetje të ndryshimeve në Kodin penal, doli në kundërshtim të vlerësimit të BE-së, të cilët kritikuan ndryshimet.

    Kritika të ashpra kanë edhe për keqpërdorimin e flamurit evropian.

    “Kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë mos u shqetësoni sepse BE-ja dhe SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodin penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim. Ofendim më të madh, BE-së dhe SHBA-së në këto 20 vitet e fundit nuk u ka bërë askush. Sidoqoftë, ky sqarim nxit shumë pyetje. Shembull, cilët ministra të Ahmetit e të kësaj qeverie janë më të mirë në analizën se çka është e mirë për drejtësinë se sa ekspertët e BE-së, nëse vërtetë janë aq të mirë për t’i vlerësuar ndryshimet e nevojshme, ku ishin ata për 20 vjet që e lan të çalojë drejtësia në vend?”, tha Admirim Aliti, Alternativa.

    Lajmi Paraprak

    Halili: Ngrirja e çmimeve të disa produkteve ushqimore nuk i mbron konsumatorët, por edhe dëmton bizneset

    Lajmi i rradhës

    Mos u rrethoni me persona të zymtë, ju krijon depresion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë