Mos u rrethoni me persona të zymtë, ju krijon depresion

    Mund t’ju kapë depresioni? Të jetosh duke qenë të rrethuar nga njerëz të zymtë mund t’ju bëjë të prirur për të shkaktuar gjendjen depresive. Ekspertët thonë se rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i rrethit shoqëror që jetoni mund të përdoret si një trajtim.

    Sipas një studimi të ri, depresioni dhe emocionet që shoqërojnë atë mund të jenë ngjitëse.

    Hulumtuesit kanë gjetur se mentaliteti i zymtë i personave të prekshëm ndaj depresionit mund të jetë infektues, duke bërë që miqtë e tyre të vuajnë gjendjen gjashtë muaj më vonë.

    Hulumtimi tregon se njerëzit të cilët i përgjigjen negativisht ngjarjeve stresuese të jetës, duke i interpretuar ato si rezultat i faktorëve që ata nuk mund të ndryshojnë dhe si një reflektim për të metat e tyre, janë më të prekshëm ndaj depresionit.

    Mjekët nga Universiteti Indianës i Notre Dame, vendosën që të hetojnë nëse kjo mund të jetë ‘ngjitëse’ gjatë tranzicioneve të jetës në moshë më të madhe, transmeton Telegrafi.

    Depresioni mund të jetë një përvojë tepër e izoluar.

    Mjekët thonë se duke ndryshuar mjedisin e një personi mund të përdoret një pjesë e një trajtimi për depresion për shkak se ndjesitë e personave luhatet me kalimin e kohës.

    Studimi tregon se vulnerabiliteti kognitive ka potencialin për t’u venitur me kalimin e kohës, varësisht nga konteksti shoqëror. 

    Lajmi Paraprak

    “Pushteti nuk është aspak i interesuar për asnjë reformë në sistemin e drejtësisë”

    Lajmi i rradhës

    Kjo është një pyetje që edhe drejtuesit më të mirë e dështojnë – kush e ka përparësinë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë