Putin: Shpërbërja e Rusisë do të ishte shumë më e përgjakshme sesa në ish-Jugosllavi

    Në rast të shpërbërjes së Rusisë, pasojat do të ishin shumë më dramatike dhe më të përgjakshme sesa në ish-Jugosllavi, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin televiziv “Rusia-1”.

    “Mund të thuhet patjetër se do të ndiheshim shumë keq, do të luftonim për të mbijetuar, në vend që të rrisnim natalitetin. Shembulli tragjik i Jugosllavisë tregon se nëse do ta kalonim atë dhe duke ditur mentalitetin e popullit tonë dhe jo vetëm të rusëve, por të gjithë popujve që jetojnë në Rusi, konfliktet do të ishin shumë më të rrezikshme dhe më të përgjakshme sesa në Jugosllavi”, tha Putin.

    Ai shtoi se kishte pasur një sërë presionesh të jashtme mbi Rusinë gjatë viteve 1990 dhe se vendi kishte humbur shumë nga sovraniteti i tij në atë kohë.

    “Kishte shumë instrumente të presionit, Rusia ishte mjaft e dobët, varej nga instrumente dhe mekanizma të ndryshëm financiarë, politikë dhe të brendshëm. Është për të ardhur keq që Rusia më pas humbi pjesën më të madhe të sovranitetit të saj”, theksoi Putin.

    Presidenti rus kujtoi situatën në vitin 1999 kur ishte kryeministër.

    “Sa i përket humbjes së sovranitetit, e pashë atë kur isha kryeministër në vitin 1999, kur pas fillimit të operacioneve tona ushtarake në Kaukazin Verior, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkoi që ne të ndërpresim operacionet”, zbuloi Putin.

    Ai shtoi se kishte pyetur se çfarë kishte të bënte FMN-ja me operacionet në Kaukazin Verior dhe i ishte thënë se do të kishte një ndikim negativ në ekonomi.

    “Ne pretenduam se kishim forcuar shtetësinë tonë dhe kështu krijuam një mundësi për punë më efikase në sferën ekonomike, por argumentet tona u injoruan”, theksoi Putin në intervistë.

    Lajmi Paraprak

    Tito është ende ‘anëtar nderi’ i Akademisë së Shkencave dhe ‘honoris causa’ në Universitetin e Prishtinës

    Lajmi i rradhës

    Bëhet rivlerësimi, Robin Krasniqi fitues ndaj Boesel – konfirmohet “vjedhja e fitores”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë