Putini hap televizionin e tij propagandues në Serbi

    Televizioni rus “Russia Today” që konsiderohet si “zëdhënësi” i Kremlinit dhe mbështet fuqishëm politikat e presidentit rus Vladimir Putin, do të hap zyrën e saj në Serbi, merr vesh nova.rs.

    Fjala është për televizionin që vendet e Bashkimit Evropian e kanë ndaluar transmetimin për shkak të nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë.

    Se po bëhet gati hapja e këtij kanali televiziv në Serbi, e ka konfirmuar Lubinka Milinçiq, kryeredaktorja e Sputnik Serbia.

    “Po, është e vërtetë. Nuk do të fillojë tani punën në Serbi, por po përgatitet hapja”, shtoi ajo.

    E siç merr vesh nova.rs, në krye të këtij televizioni të Kremlinit do të jetë e bija e Milinçiqit, informacion ky të cilin vet ajo nuk e pohoi e as mohoi.

    Ndryshe, Këshilli i BE-së qysh në mars vendoi të ndalë distribuimin e mediave shtetërore ruse siç janë “Russia Today” dhe “Sputnik” për tërë territorin e BE-së.

    Siç është bërë e ditur nga Këshilli i BE-së, sanksionet nënkuptojnë ndaljen e distribuimit, si në kabllor, satelitor, platformat IPTV, ueb-faqe e aplikacione.

    Në Bruksel kanë vlerësuar se këto dy televizione janë instrument i rëndësishëm për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit rus kundër ukrainasve, dhe se paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike në BE. 

    Lajmi Paraprak

    Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

    Lajmi i rradhës

    Kriza energjetike, makthi më i keq i Europës po bëhet realitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë