Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

    Oferta nga një klub anonim nga Arabia Saudite për Cristiano Ronaldon e Manchester Unitedit është thjeshtë marramendëse dhe në rast se portugezi e pranon ai do të fitonte një “mal me para”.

    Sipas gazetës portugeze të lajmeve CNN Portugal, klubi i paidentifikuar me qendër në Lindjen e Mesme është i gatshëm t’i ofrojë klubit të Old Trafford një tarifë transferimi prej 30 milionë euro, që është më shumë se sa ata i paguan Juventusit për të rikthyer Ronaldon në Ligën Premier verën e kaluar.

    Nëse Ronaldo pajtohet me lëvizjen, ai do të fitojë një pagë prej 105 milionë funte (125 milionë euro) në vit, që do të thotë se do të fitojë 210 milionë funte (250 milionë euro) gjatë dy sezoneve në Arabinë Saudite.

    Paketa e ofruar nga klubi shumë i pasur arab përfshin edhe 20 milionë funte (23.66 milionë euro) tarifa për agjentët.

    Megjithatë, cilat janë detajet nga oferta dhe sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën.

    Sipas mediumit Metro, Ronaldo do fitonte 2 milionë funte apo 2.36 milionë euro në javë apo 280 mijë funte (330,907 mijë euro) në ditë.

    Për vetëm një orë, Ronaldo do fitonte 12 mijë funte (14,181 mijë euro), 200 funte apo 236 euro në minutë dhe tri funte apo 3,55 euro çdo sekondë.

    Kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar në histori dhe do ta shihte atë të fitonte mbi pesëfishin e asaj që fiton aktualisht në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që preferohet t’i përfshini në dietën tuaj

    Lajmi i rradhës

    Putini hap televizionin e tij propagandues në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë