Pyjet e Kosovës në zhdukje – Çka tregojnë pamjet satelitore?

    Zjarre masive, prerje ilegale… Rreth 550 hektarë pyje dëmtohen në vit në Kosovë, sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Sustainability Leadership Kosova. Pamjet satelitore e dëshmojnë se si kanë ndryshuar pyjet e Kosovës ndër vite.

    Dimcë, Han i Elezit: 2020-2023 Dëmet më të mëdha i kanë pësuar pyjet në zonat kufitare të Kosovës. SLK-ja thotë se në këto zona monitorimi i pyjeve është më i vogël, gjë që mundëson prerjet ilegale të drunjve.
    1Dimcë, Han i Elezit2020-2023
    Dëmet më të mëdha i kanë pësuar pyjet në zonat kufitare të Kosovës. SLK-ja thotë se në këto zona monitorimi i pyjeve është më i vogël, gjë që mundëson prerjet ilegale të drunjve.
    Pyjet rreth Liqenit të Batllavës: 2013-2017 Të dhënat e SLK-së thonë se, mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyjore apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë.
    2Pyjet rreth Liqenit të Batllavës: 2013-2017
    Të dhënat e SLK-së thonë se, mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyjore apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë.
    Kozaricë, Vushtrri: 2010-2017 Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e drunjve në toka pyjore në vend priten sipas legjislacionit në fuqi.
    3Kozaricë, Vushtrri: 2010-2017
    Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e drunjve në toka pyjore në vend priten sipas legjislacionit në fuqi.
    Kolovicë, Prishtinë: 2010-2019 Për ta luftuar trendin e shpyllëzimit, kjo agjenci mbjell çdo vit fidanë të drunjve. Vitin e kaluar u pyllëzuan mbi 140 hektarë, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve.
    4Kolovicë, Prishtinë2010-2019
    Për ta luftuar trendin e shpyllëzimit, kjo agjenci mbjell çdo vit fidanë të drunjve. Vitin e kaluar u pyllëzuan mbi 140 hektarë, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve.

    Makoci, Prishtinë: 2013-2017 Megjithatë, institucionet dhe OJQ-të fajësojnë sistemin gjyqësor për trendin e shkatërrimit të pyjeve dhe bëjnë thirrje për dënime më të mëdha.
    5Makoci, Prishtinë2013-2017
    Megjithatë, institucionet dhe OJQ-të fajësojnë sistemin gjyqësor për trendin e shkatërrimit të pyjeve dhe bëjnë thirrje për dënime më të mëdha.
    Koritniku: 2017-2024 Shumica e pyjeve në Kosovë janë pyje të ulëta. Por, nga gjithsej 430 mijë hektarët e tokës pyjore në Kosovë, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 82 mijë hektarë cilësohen si pyje të degraduara.
    6Koritniku2017-2024
    Shumica e pyjeve në Kosovë janë pyje të ulëta. Por, nga gjithsej 430 mijë hektarët e tokës pyjore në Kosovë, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 82 mijë hektarë cilësohen si pyje të degraduara. /REL/

    Lajmi Paraprak

    OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë