Qasje në internet kanë 98.6 për qind e familjeve

    Qasje në internet në familje kanë 98,6 për qind e të anketuarve në Anketën e Opinionit Publik të përdoruesve rezidencialë për tregun e komunikimeve elektronike në vend, të cilën e ka bërë Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AEK) në periudhën nga 26 qershori deri më 18 korrik të këtij viti.

    Sipas teknologjisë së qasjes në internet në shtëpi, interneti optik përdoret nga 33,6 për qind, kabllor 31,5 për qind, ADSL\VDSL (21,8 për qind), 3G/4G (10 për qind), interneti përmes USB 0,3 për qind dhe interneti me valë (WiMax, Canopy, WiFi), 0.2 për qind.

    Në pyetjen nëse ju personalisht e përdorni internetin, 99.6 për qind e të anketuarve kanë dhënë përgjigje pozitive.
    Pjesa më e madhe, 37,9 për qind, thanë se e përdorin internetin për tre deri në pesë orë, 18,2 për qind e përdorin atë për gjashtë deri në tetë orë, 14 për qind për nëntë deri në 12 orë dhe 14,5 për qind për më shumë se 12 orë.

    Sa i përket vendit ku e përdorin më shpesh internetin, 42,7 për qind janë përgjigjur “Në shtëpi”, 42 për qind “Kudo, sepse kam internet në telefon”, 14,6 për qind “Në punë” dhe 0,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur: në fakultet, shkollë, me miq dhe në një internet kafe 0.2 për qind.

    4.9 për qind e të anketuarve kanë ndryshuar ofruesin e internetit që kanë përdorur vitin e kaluar.
    Në pyetjen nëse në 12 muajt e fundit konkurrenca në treg ka sjellë ndryshim në cilësinë e shërbimit të internetit, 47,2 për qind janë përgjigjur se cilësia e shërbimit ka mbetur e njëjtë, për 22,2 për qind të të anketuarve cilësia është rritur dhe për 12,9 për qind është ulur. Sipas investigimit, 36,8 për qind përdorin internetin nga Telekomi i Maqedonisë, 36,5 për qind nga A1, 13,8 për qind nga Telekabel.

    Në konstatimet kryesore të investigimit thuhet se mbi 80 për qind e të anketuarve janë të vetëdijshëm, përkatësisht kanë dëgjuar për Agjencinë për Komunikime Elektronike. Ndërgjegjësimi për AEK-un është më i lartë tek popullsia e moshës 30-55 vjeçare.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet kushtetuese mund të dështojnë pa votim në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    RMV, nxënësit pa aktivitete gjatë pushimeve verore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë