Qeveria do të vendos për heqjen e orës policore dhe kufizimin e numrit të të ftuarve në festa

    Heqja e plotë e orës policore nga nesër dhe i kufizimit të maksimum 100 të ftuarve në dasma dhe festime, si dhe leja për të organizuar ngjarje, koncerte dhe ahengje në klube dhe bare vetëm në ambient të hapur, me kapacitet deri në maksimum 50 për qind të objektit dhe jo më shumë se 1000 njerëz, janë rekomandimet e reja të miratuara dje nga Komisioni për sëmundjet infektive dhe të pranuara nga Shtabi kryesor koordinues i krizave të Kovid-19 dhe pritet sot të miratohen në seancë nga Qeveria, përcjell Nistori.

    Përndryshe, gjendja epidemiologjike është stabile në RMV dhe vaksinimi zhvillohet pa asnjë problem në të gjitha pikat e vaksinimit. Numri i njerëzve që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 449.456 qytetarë. Në vend sot duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ennur Totre largohet nga KF Shkëndija

    Lajmi i rradhës

    ‘Life’: Suveniret e Geraldinës, fotografia ekskluzive e Mbretëreshës së shqiptarëve në Norvegji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë