Qeveria e arsyeton me deklarata kontradiktore, Kiçeec pjesë e aksidentit Kërçov-Gostivar

    Një 34 vjeçar nga Gostivari ka humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin ku mori pjesë edhe i dënuari Zoran Mileski- Kiçeec. Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, Kiçeeci në momentin e aksidentit ka vozitur makinë Mercedes, i shoqëruar nga dy shtetas serb. Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë mes makinës së Kiçeecit, një makinë BMW dhe automjet transportues. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkë- udhëtari i automjetit transportues nga Gostivari. Kiçeec i cili e pranoi fajin në rastin “Reket”, po vuan dënimin me burg prej 3 viteve në Strugë. Por, siç njoftojnë nga Drejtoria e burgut, Kiçeec për momentin është në ndërprerje 30 ditore të dënimit për shkaqe shëndetësore. Nga ky institucion pohojnë se vendimi është marrë në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe vlen deri më 8 shtator. Burgu i Strugës është i llojit të mbyllur ndërsa nga Drejtoria shprehen se Kiçeec ka të drejtë të dalë çdo ditë për punë, fundjavë njëherë në muaj si dhe të drejtë për pushim vjetor. Për lirimin e Kiçeecit kanë reaguar edhe nga VMRO DPMNE.  Sipas opozitës pas aksidentit, në vend ngjarje kanë shkuar punonjës të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, për siç thonë tentimin e fshehjes së informatave rreth ngjarjes.

     Nuk ka dëshmi më të madhe se kjo se në Maqedoni Zoran Zaevi është lidhur me nëntokën. Faktin që është në liri Zoran Milevski Kiçeec, i cili mori pjesë në aksidentin e trafikut, qeveria e arsyeton me deklarata kontradiktore. Një herë thonë se është në liri për shkak të problemeve shëndetësore, më pas pohojnë se është për arsye familjare. Është e qartë se pushteti i Zaevit po përpiqet të mbulojë diçka dhe të fshehë diçka. Pyesim se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë?”, thonë Mile Lefkov, deputet i VMRO -DPMNE -së.

    Dënimin me tre vjet burg Kiçeeci e mori pasi u e pranoi fajin për marrje të shpërblimit për ndikimin e paligjshëm në rastin “Reket”, ku Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, dhe ish-prokurorja e PSP-së Katica Janeva u dënuan me disa vjet burg. Kiçeec tashmë ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit të tij me burg, duke marrë parasysh kohën e vuajtjes së tij nga tetori i vitit të kaluar, si në paraburgim efektiv ashtu edhe në arrest shtëpiak./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Krijimtaria turbulente e Saul Bellow

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: Partitë politike bëjnë tejkalimin e rregullave parazgjedhore, promovojnë projektet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë