Qeveria e RMV-së do të shkurtojë buxhetin e institucioneve publike

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u përgatitur për shkurtime buxhetore prej 10 për qind.

    Burime të sigurta të Nistorit konfirmojnë se tashmë Ministria e Financave u ka kërkuar institucioneve publike që të shqyrtojnë kërkesën e saj për shkurtime buxhetore.

    Institucioneve u është kërkuar që ta shqyrtojnë kërkesën dhe ta arsyetojnë gjendjen financiare dhe ndikimin që mund të ketë në punën e mëtutjeshme të institucionit përkatës.

    Ideja është që institucioneve të cilat kanë harxhuar më pak para të planifikuara t’u shkurtohen më tepër para.

    Paraprakisht Ministria e Financave u ka kërkuar institucioneve që të raportojnë për shpenzimet e mbetura pa u realizuar.

    Një hap të këtillë Qeveria e ndërmori edhe vitin e kaluar si rezultat i ndikimit të pandemisë Covid-19 në ekonominë e vendit, por me projektbuxhetin e ri për vitin 2021, një pjesë të parave të tërhequra u rikthyen te institucionet publike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Theksohet brutalitet fizik ndaj të burgosurve në Maqedoni nga ana e policisë

    Lajmi i rradhës

    “Agimi i Bamirësisë” shtroi mbi 28 mijë iftare në Tetovë për studentët dhe nevojtarët (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë