“Agimi i Bamirësisë” shtroi mbi 28 mijë iftare në Tetovë për studentët dhe nevojtarët (Video)

    Shoqata “Agimi i Bamirësisë” për nëntë vjet me radhë organizon projekte të ndryshme humanitare. Projekti i tyre “Sofra e Ramazanit” i cili ka përqëllim shpërndarjen e iftareve gjatë muajit të Ramazanit për studentët dhe nevojtarët edhe këtë vit ka vazhduar të realizohet falë donatorëve dhe bamirësve, shkruan Nistori.

    Me përkushtim të madh, aktivistë të palodhshëm dhe seriozitet, shoqata ka arritur të organizojë rreth 29 mijë iftare. Njëri prej drejtuesve të shoqatës, Ekrem Rufati, deklaron se “lirisht mund të thuhet se ky vit ka qenë më i suksesshmi”, si dhe shpreh mirënjohje ndaj të gjithë bamirësve që shprehin çdo ditë vullnet për të ndihmuar nisma dhe aktivitete solidarizuese për studentët dhe nevojtarët e Tetovës dhe më gjërë.

    Rufati thotë se në prag të festës së fitër Bajramit, përveç iftareve të çdo ditshme, shoqata ka përgatitur edhe mbi 400 pako ushqimore dhe 100 dhurata për fëmijët jetimë . /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV-së do të shkurtojë buxhetin e institucioneve publike

    Lajmi i rradhës

    Si festohet festa e Fitër Bajramit sot në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë