Në mbledhjen e sotme të 74-të, Qeveria bazuar në njoftimin për aktivitetet e zbatuara të paraqitura nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve miratoi vendimin për tërheqjen e Propozim-ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të dërtuara në mënyrë të paligjshme, që ishte në procedurë parlamentare, përcjell Nistori.
Përndryshe, vendimi i presidentit Stevo Pendarovski për të mos e nënshkruar Ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, shkaktoi reagime të ndryshme te partitë. Një pjesë e tyre e përshëndetën këtë vendim dhe kërkuan që Qeveria të tërhiqet nga ky ligj i dëmshëm. /Nistori/