Qeveria ende nuk i ka miratuar propozimet që kanë dal nga KSI

    Edhe pas tre javësh Qeveria ende nuk i ka miratuar propozimet që kanë dal nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

    Rekomandimi që certifikatat e qytetarëve të cilët e kanë kaluar COVID-19 të jenë të vlefshme për 180 ditë, rekomandimi që gratë shtatzëna të kthehen në vendet e punës dhe propozimi i fundit që të shfuqizohet masa për kërkim të certifikatave të vaksinës gjatë hyrjes në qendra tregtare, ende nuk kanë hyrë në fuqi. Po përse Shtabi koordinues i krizave dhe Qeveria ende nuk i kanë miratuar të njëjtat? Nga KSI thonë se nuk bëhet fjalë për bllokadë, por për çështje administrative.

    “Nuk kemi informacione se përse deri tani nuk janë pranuar. Mendoj se përgjigjen duhet t’ua japin nga Shtabi qendror i krizave dhe Qeveria”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

    “Nuk bëhet fjalë për ndonjë bllokadë, por ndoshta për rrugën ose punët administrative. Presim që shumë shpejt të gjitha konkluzionet të kalojnë”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

    Pyetëm edhe në Qeveri, përse po zvarriten kaq shumë këto rekomandime. Prej atje na thanë se mbrëmë të gjitha propozimet kanë kaluan në Shtabin e krizave dhe se në seancën e ardhshme do t’i shqyrtojë edhe Qeveria.

    “Në seancën e mbrëmshme të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave, janë miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Procesverbali nga mbledhja do të shqyrtohet në seancën e radhës të Qeverisë dhe qytetarët do të njoftohen për vendimet”, thanë nga Qeveria.

    Përndryshe, Qeveria zakonisht brenda pak ditësh shqyrton çdo konkluzion që del nga ekspertët shëndetësorë që e përbëjnë Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa kësaj radhe kanë kaluar më shumë se tre javë që pritet të miratohen masat. Rekomandimi i fundit që e pranoi Qeveria më 26 janar është për shkurtimin e periudhës së izolimit./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Jemi të hapur për bashkëpunim me opozitën shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Autobusët e transportit urban në Tetovë vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në parkun e zjarrfikësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë