Qeveria javën e ardhshme në Gostivar dhe Vrapçisht do të emërojë u.d kryetarë komune

    Javën e ardhshme, Qeveria do të emërojë administratorë qeveritarë në komunat ku kryetarët e bashkive nuk u zgjodhën për shkak të mungesës së censusit, dhe do të ketë përpjekje të re për ta bërë këtë në gjysmën e dytë të dhjetorit.

    Deri atëherë, siç tregoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, ky funksion do të kryhet nga persona që do të emërohen në marrëveshje me partnerët e koalicionit qeveritar, pasi KShZ-ja të ketë informuar paraprakisht se procesi zgjedhor ka përfunduar.

    Pasi KShZ-ja të informojë Qeverinë, ajo duhet të informojë Kuvendin se procesi zgjedhor ka përfunduar në mënyrë që zgjedhjet e reja të mund të mbahen në 4 komunat – Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë brenda 60 ditëve.

    Ndryshe, sot Komisioni Parlamentar për Procedurat dhe Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit konstatoi edhe mandatet e tre deputetëve të rinj Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov.

    Lajmi Paraprak

    Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

    Lajmi i rradhës

    Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë