Mbahet seanca e 20-të e Qeverisë, merren disa vendime!

    Foto: Nistori

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ditë më parë ka mbajtur seancën e 20-të me radhë.

    Në këtë seancë, që është mbajtur online, është miratuar vendimi për ndryshim të Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpallje të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, avari dhe prishje të tregut të energjisë së ngrohjes, bëjnë të ditur nga Qeveria.

    “Me këtë ndryshim verifikohet baza juridike për ndërmarrje të masave për përkrahje financiare e cila do t’ua kompensojë dallimin e çmimit të energjensëve të energjisë së ngrohjes së furnizuesve me energji të ngrohjes që të eliminohet mundësia e dallimit të çmimeve të bie në barrën e konsumatorëve të energjisë së ngrohjes nga kategoria e amvisërive”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

    Shtojnë se me këtë ndryshim nuk do të ketë ndryshim të faturave të energjisë së ngrohjes për amvisëritë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bunkerët në Tetovë, shumica tashmë të lënë pas dore

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut e gatshme të pranojë refugjatë ukrainas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë