Qeveria ndan 1.8 milionë denarë për karnavalin e Vevçanit

    Ministrja e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, Bisera Kostadinovska – Stojçevska së bashku me kryetarin e Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimit përmes së cilës kësaj komune i ndahen 1.8 milionë denarë për Karnavalin e Vevçanit.

    “U nënshkrua marrëveshje për financimin e manifestimit tradicional “Karnavali i Vevçanit 2024”, një nga karnavalet më të vjetra evropiane dhe i pari në shtet, anëtare e Federatës Botërore të Karnavaleve”, njoftoi Ministria.

    Ministrja vlerësoi se ndihma prej 1.8 milionë denarë që i jepet këtë vit këtij manifestimi, është ndihma më e madhe që është dhënë deri më tani te Karnavali i Vevçanit.

    “Edhe këtë vit vazhdon mbështetja për kulturën në Vevçani, si një komunë që është segment i rëndësishëm për kulturën tonë të pasur tradicionale maqedonase që bartet te gjeneratat e reja”, deklaroi ministrja, duke theksuar që Ministrja do të jetë partneri i kësaj komune.

    Ndryshe, me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër Julian, në Komunën e Vevçanit edhe vitin e kaluar u zhvillua manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”. Karnavali i Vevçanit, i cili mbahet me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, njihet si një manifestim provokues në të cilin paraqiten maska ​​dhe personifikime të ndryshme. Ky karnaval përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme përcjell mesazhet për ngjarjet e ndodhura gjatë vitit paraprak në vend dhe më gjerë, duke i kritikuar ato. Komuna e Vevçanit dhe Karnavali i Vevçanit janë anëtare të Asociacionit të Qyteteve Botërore të Karnavaleve (FEEC).

    Komuna e Vevçanit zakonisht porosit që asnjë komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut të mos zemërohet me veprimet dhe maskimet e karnavalit, ndërkohë apelon që të mos ketë ndarje mes qytetarëve, pa marrë parasysh fenë apo përkatësinë etnike, pasi ky karnaval e paraqet vendin si shtet multietnik.

    Lajmi Paraprak

    Tasevski: nuk e kam kërcënuar Hamidin dhe Dearin, kallëzimi është presion për punësimet e panevojshme në M-NAV

    Lajmi i rradhës

    Real Madridi i frustruar me komentet e Mbappes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë