Tasevski: nuk e kam kërcënuar Hamidin dhe Dearin, kallëzimi është presion për punësimet e panevojshme në M-NAV

    Kryetari i Sindikatës Kontrollorëve të Fluturimeve, Aleksandar Tasevski thotë se në bisedë zyrtare në polici u ftua për shkak se drejtorët në M-NAV, Fahrudin Hamidit dhe Hasim Deari kanë parashtruar kallëzim se janë kërcënuar nga Tasevski. Tasevski thotë se e-mail që ka dërguar nuk ka përmbajtje kërcënuese.

    “Më është prezantuar kallëzim nga ana e dy, prej tre drejtorëve, do të thotë në emër të Fahrudin Hamidit dhe Hasim Dearit, të cilët kanë parashtruar kallëzim penal ndaj meje, në bazë të një e-mail që është dërguar deri tek ata për shkak se janë ndjerë të rrezikuar me jetë, siguri nga neni 144, paragrafi 2 i Kodit Penal. Para se të gjithash, me përgjegjësinë më të madhe them se përmbajtja e atij e-mail as nuk ka asnjë pjesë që asocon në kërcënim, informacione që shqetësuese për jetë”, tha Tasevski.

    Tasevski thotë se me këtë veprim po bëhet presion ndaj tij, pasi sipas Tasevskit, Sindikata është kundër punësimeve të panevojshme në M-NAV.

    “Nga ana tjetër vlerësoj se në mënyrë tendencioze interpretohen gabimisht, me qëllim, në atë drejtim, që të mund të përdoren kundër meje si kryetar i Sindikatës, si lloj presioni, me qëllim që të heqim dorë nga aktivitetet tona, përmes meje, edhe tek Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve, deri tek të gjithë profesionistët që në periudhën e fundit treguan guxim dhe ngritën zërin e tyre duke treguar se janë të gatshëm të dalin në mbrojtje të profesionit të tyre, t’i thonë stop klientelizmit dhe atyre punësimeve të panevojshme dhe joprofesioniste si të tilla”, theksoi Tasevski.

    Lajmi Paraprak

    Hekurudhat e RMV duan t’i shfrytëzojnë ndërmarrjet private serbe

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ndan 1.8 milionë denarë për karnavalin e Vevçanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë