Qeveria nuk i përfill kërkesat e personave me nevoja të posaçme

    Personat me nevoja të posaçme nuk do marrin rritje të shtesave sociale prej 78% aq sa kishin kërkuar përmes ndryshimeve ligjore, e as rritjen e orëve të asistencës personale prej 80 në 160 në muaj. Kjo pasi deputetët nuk i votuan ndryshimet ligjore të cilat i premtuan se do t’i votojnë. Nga Koalicioni “Ndryshojmë” shprehen të revoltuar duke thënë se shteti nuk kujdeset aspak për nevojat dhe brengat e tyre shëndetësore.

    “Është e dhimbshme dhe turp që mos të të lejoj që mos na japin 100 euro për shtesat, është turp që asistent të kesh 4 orë në vend se të kesh 8 orë. Nuk kërkojmë diçka që nuk na përket, por diçka që na takon në bazë të Konventës për të drejtat e personave me handikap. 9:00 SI paska buxhet për pagat e tyre nga 2000 euro ndërsa për ne, 15.000 persona shfrytëzues të mbrojtjes shëndetësore nuk kanë nga 100euro të ju miratojnë”, tha Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.

    Deputetët e të Majtës të cilët kanë qenë propozues të ndryshimeve thonë se mos votimi i ndryshimeve ligjore flet për mos interesimin e tyre në lidhje me nevojat e qytetarëve.

    “Pikërisht këta funksionarë të cilët morën rritje të pagave prej 78%, nuk I votuan rritjen e njëjte për shtesat e nevojave të posaçme. Edhe më shumë revolton fakti që pikërisht ata që janë zgjedhur nga ana e popullit të jenë zëri i popullit në Kuvend dhe t’i mbrojnë interesat e popullit, për fat të keq ata I mbrojnë vetëm interesat e tyre”, deklaroi Katerina Jovanovska, e Majta.

    Kloalicioni “Ndryshojmë” tanimë një kohë të gjatë lufton për këto të drejta të cilat do ua lehtësonin jetën, e që deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.

    Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në vend ka mbi 94,000 persona me nevoja të posaçme, 15,000 prej tyre shfrytëzues të ndihmës sociale shtetërore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Është e rrezikshme kur kombinohen diagnozat kronike dhe vapa

    Lajmi i rradhës

    Ekonomia, shqetësimi më i madh në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë