Qeveria paralajmëroi pako të re masash kundër krizës

    Ka vend për masa të reja kundër krizës. Ministri i ekonomisë Bekteshi tha se Qeveria po shqyrton mundësinë heqjen e plotë të një pjese të taksave doganore.

    Në seancën e nesërme të qeverisë do të shqyrtohet efekti i masave të marra për marzhën e kufizuar dhe TVSH-në zero për ushqimet bazë dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë masa të reja.

    “Ne kemi edhe mekanizma tjerë edhe si Ministri e Ekonomisë edhe institucione të tjera, mund t’i heqim plotësisht disa taksa doganore që janë paraparë duke pas parasysh se vendi ynë në pjesën më të madhe tregtinë e kemi me Bashkimin Evropian”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

    Gjatë vizitës së Bekteshit në një nga fabrikat e vajit ushqimor, prodhuesit apeluan që masat e ardhshme të krijohen së bashku me biznesin, pasi janë në prag të fitimit dhe mbulimit të pagave të punonjësve.

    “Patjetër t’i krijojmë bashkë strategjitë se si do t’i marrim vendimet, si do të marrë vendimet qeveria, që të mos vazhdojmë në nivel të tillë ku fitojmë minimalisht, sepse çdo kompani punon për fitim dhe për të siguruar paga për punonjësit”, u shpreh Sasho Naumovski, drejtor ekzekutiv i kompanie private.

    Prodhuesit thonë se ka rezerva të mjaftueshme vaj për gatim për tre muajt e ardhshëm, ndërsa furnizuesit rregullisht importojnë vaj të papërpunuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Trysni politike ndaj drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës, Teuta Llallës | I kërkojnë të japë dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet e banesave për 30 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë