Trysni politike ndaj drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës, Teuta Llallës | I kërkojnë të japë dorëheqje

    Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla ka kallëzuar në polici një rast të trysnisë politike. Asaj i është kërkuar të japë dorëheqje.

    Sipas raportit të policisë, Llalla ka bërë sot kallëzimin në SPB të Tetovës. Sipas njoftimit të Policisë, më 18-mars të këtij viti rreth orës 15.00, personat S.S.(44) dhe V.A. (33) të dy nga Tetova e kanë thirrur që të vijë në lokalet e Komunës së Tetovës dhe pasi ka hyrë në njërën nga zyrat i kanë thënë, gjegjësisht i kanë kërkuar pa asnjë shpjegim, që me shkrim të japë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në shkollën e mesme të Tetovës, jo më vonë se deri më 21 mars 2022.

    Sipas raportit, ata i kanë thënë gjithashtu se janë autorizuar nga kryetari i komunës dhe se në emër të tij kërkojnë dorëheqjen e saj.

    Gjithnjë sipas raportit, kallëzuesja, Teuta Llalla ka përmendë se që nga data 9 mars të vitit të kaluar, kur me vendim është zgjedhur në detyrën e drejtoreshës, nuk kishte marrë asnjë njoftim për ndonjë lëshim apo gabim në punën e saj. Policia bën të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresë përkatëse. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Së shpejti liberalizimin për sistemet fotovoltaike për shtëpitë dhe kompanitë

    Lajmi i rradhës

    Qeveria paralajmëroi pako të re masash kundër krizës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë