“Qeveria po i plaçkit qytetarët”

    Me heqjen e marzhës për tregtarët, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri thotë se “Qeveria po rrjep dhe zhvat qytetarët” në kohë krize. Aziri thotë se Qeveria duhet të pranojë propozimin e ASh-së për uljen e TVSH-së dhe akcizës.

    “Në ketë kohë krize të mendosh ta rrjepësh e të zhvatësh qytetarët, vetëm një qeveri totalitare dhe e papërgjegjëshme mund ti hartojë e aplikojë këto masa.Ndërsa nëse i krahasojmë këto të dhëna nga data e heqjes së masave të antikrizë (31.05.2022) me çmimin e sotëm të derivateve të naftës në arkën e shtetit do të arkëtohen më shumë 9,44 denarë për çdo litër karburant të shitur në pikat e tregtimit me pakicë të derivateve të naftës”, deklaroi Aziri.

    Aziri thotë se kjo Qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASh-së.

    “Urgjentisht kjo qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASH të bëra publike që nga koha e para aplikimit të masave antikrizë, e ato masa janë, ulje e TVSH nga 18 % në 5% , ulja e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerën fikse prej 3 denarë. Nëse aplikohen këto masa çmimi i Benzinës Eurosuper BS-98 do të jetë 85,50 denarë ndërsa i Eurodizelit 75,50 denarë”, thekson Aziri

    Nga zbatimi i masave antikrizë, Aziri tha se në shumë shtete anëtare të Bashkimit Europian qytetarët sot paguajnë çmim më të lirë për derivatet e naftës se qytetarët e RMV, më konkretisht në Bullgari, Qipro, Hungari, Maltë, Poloni, Rumani e Slloveni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Micotakis: Prioritet zgjidhja e çështjes Shkup-Sofje

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Tërheqja e mjeteve, rrënim i Trustit Pensional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë