Policia ndërhyn me forcë për t’i shpërndarë protestuesit në Tiranë

    Protestuesit në Tiranë kundër rritjes së çmimeve / 03.10.2022

    Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe shtrenjtimit të jetesës në Tiranë është mbyllur pas rreth 3 orësh.

    Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Kryeministrisë, ndërsa më pas bllokuan kryqëzimin e unazës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Me pakësimin e pjesëmarrësve protestuesit u zhvendosën në kryqëzimin pranë Ministrise se Brendshme.

    Policia dhe forcat e FNSH-së ndërhynë duke i detyruar protestuesit që të shpërndaheshin. Disa prej protestuesve u shoqëruan në komisarit pasi bënë rezistencë.

    Policia e Shtetit thotë se, gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe kundërshtuan thirrjet e punonjësve të Policisë.

    Policia thotë se mbron të drejtën e protestës, por thekson se “nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, njofton euronewsal.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria të subvencionojë kompanitë që varen nga nafta

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon rritja e derivateve të naftës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë